Blind Taste| Java 5| Puntata 5, Receta fileto viçi me tartuf dhe sallatë paxhar, dardhë, kos

2016-07-12 9

Fileto viçi me tartuf dhe sallatë paxhar, dardhë, kos
1. Fileton e viçit e marinojmë me kripë e piper
2. E mbështjellim me dy fije spec e më pas me spango
3. Ndërkohë ziejmë me panxhar, kripe e uthull
4. Pas zierjes e pastrojmë dhe e presim në kubikë të vegjël
5. Po në të njëjteën sasi me të njëjtën prerje shtojmë dardhën e qëruar, 2 lugë kos, 1 lugë vaj, kripë, piper, pak Tabasco.
6. I përziejmë mirë
7. Në një tigan me pak gjalp kalojmë fileton e viçit duke e skuqur nga të githa anët
8. Më pas e vendosim në një tavë, shtojmë sipër gjysmë lugë tartuf të përpunuar, pak grana të grirë dhe e vendosim në furrë me temperaturë 180 gradë për 10 min
9. Pasi e heqim nga furra, heqim spangon dhe e vendosim në një pjatë fileton dhe sallatën e panxharit dhe të dardhës.



Në një enë vendosim mascarpone, panna pastiçerie 100 ml, 4-6 biskota, 50 ml disarono, 2 luleshtrydhe të prera në kubik. Përziejmë lehtë për 2-3 min dhe e shërbejmë.

Free Traffic Exchange